Kërcënon ish-presidenti rus: Nëse Ukraina përparon në frontin e luftës, do të përdorim armë bërthamore

Bota

Kërcënon ish-presidenti rus: Nëse Ukraina përparon në frontin e luftës, do të përdorim armë bërthamore

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 15:40
Dmitry Medvedev

Nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev paralajmëron se Moskës do t’i duhej të përdorte një armë bërthamore nëse kundërofensiva e Ukrainës  do të jetë e suksesshme.

Medvedev tha se Rusia do të duhej të përdorte doktrinën e saj bërthamore në një skenar të tillë, shkruajnë mediat e huaja.

“Imagjinoni sikur ofensiva, e cila mbështetet nga NATO, të ishte e suksesshme dhe ata të na rrëmbenin një pjesë të tokës. Atëherë ne do të detyroheshim të përdorim një armë bërthamore sipas rregullave të një dekreti të presidentit të Rusisë. Thjesht nuk do të kishte alternativë tjetër. Kështu që armiqtë tanë duhet të luten për [suksesin] e luftëtarëve tanë. Ata po sigurohen që një zjarr bërthamor global të mos ndizet,” tha ai.

Ukraina aktualisht po përpiqet të rimarrë territorin i cili është pushtuar dhe aneksuar nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat