20 të vdekur nga një shpërthim në Pakistan

Bota

20 të vdekur nga një shpërthim në Pakistan

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 20 persona u vranë nga një shpërthim në Pakistan.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo ndodhi në një pjesë të provincës veriperëndimore të Pakistanit Khyber Pakhtunkhwa të dielën, raportoi Geo News, duke cituar zyrtarë lokalë.

Në shkrim nuk përmendet ndonjë shkak i mundshëm për shpërthimin në rrethin Bajaur Khar, shkruan Reuters.

Po ashtu, nuk janë bërë të ditura më shumë detaje rreth shpërthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat