Vuçiq takon diktatorin e Ugandës që mbështet pushtimin rus të Ukrainës

Bota

Vuçiq takon diktatorin e Ugandës që mbështet pushtimin rus të Ukrainës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:12
Aleksandar Vuçiq, Yoweri Kaguta Museveni

Aleksandar Vuçiq ka pritur sot homologun e Ugandës, Yoweri Kaguta Museveni, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi.

Presidenti i Serbisë e ka falënderuar Musevenin për vizitën, duke thënë se ka mësuar shumë prej tij.

“Ai e mban mend mirë periudhën disidente dhe marrëdhënien e Millovan Gjilasit ndaj Josip Brozit. Kam mësuar shumë prej tij për situatën aktuale politike në Afrikë dhe sa shpejt po ecën ajo. E falënderoj që i është përmbajtur parimit të integritetit territorial dhe e ka mbështetur sovranitetin tonë dhe ne bëjmë të njëjtën gjë për ta”, tha ai.

Museveni është përndryshe një diktator afatgjatë i Ugandës, i cili e ka sunduar këtë vend afrikan për 37 vjet.

Ai erdhi në pushtet, tashmë shumë kohë më parë, në vitin 1986, dhe megjithëse teorikisht ekziston mundësia që dikush ta mundë në zgjedhje, në praktikë është e pamundur për shkak të frikësimit afatgjatë të opozitës dhe aktivistëve.

Vetëm pak ditë më parë, diktatori i Ugandës u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në Samitin Ruso-Afrikan në Shën Petersburg dhe e falënderoi personalisht për zgjerimin e ndikimit dhe bashkëpunimin ushtarak.

Uganda mbështet qëndrimin e Rusisë për çështjet globale, si konflikti në Ukrainë. Ajo gjithashtu abstenoi nga votimi për rezolutat e OKB-së që dënojnë veprimet e Rusisë në Krime dhe Siri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat