Zelensky: Lufta po shtyhet gradualisht në territorin e Rusisë

Bota

Zelensky: Lufta po shtyhet gradualisht në territorin e Rusisë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 18:11
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se ufta po “kthehet gradualisht” në territorin rus.

“Agresioni rus është zmbrapsur në fushën e betejës. Sot është dita e 522-të e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak”, i cili udhëheqja ruse priste të zgjaste për një ose dy javë,” tha Zelensky, shkruan CNN.

“Ukraina po bëhet më e fortë. Gradualisht, lufta po kthehet në territorin e Rusisë – në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë,” shtoi ai.

Zelensky paralajmëroi, megjithatë, se Rusia mund të sulmojë ende infrastrukturën kritike të energjisë të Ukrainës këtë dimër, siç bëri vitin e kaluar me efekt shkatërrues. Presidenti tha se të dielën u takua me zyrtarë rajonalë për të diskutuar përgatitjet për skenarë të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat