Dyshimi se mund të përdoren në Ukrainë, Kina kufizon eksportet e dronëve

Bota

Dyshimi se mund të përdoren në Ukrainë, Kina kufizon eksportet e dronëve

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Kina do të kufizojë eksportin e dronëve me rreze të gjatë veprimi për shkak të frikës se ata po konvertohen për përdorim ushtarak në Ukrainë. Pekini thotë se do të kufizojë eksportin e disa pajisjeve civile me performancë të lartë për shkak të “rrezikut në rritje” që ato po përdoren për “qëllime jopaqësore”.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë shënjestruar ndërtesat civile me sulme me dronë ditët e fundit, duke përfshirë një në rrethin financiar të Moskës, të cilën një zëdhënës i Kremlinit e krahasoi me 11 shtatorin.

Qeveria e Xi Jinping ka miratuar zyrtarisht një qëndrim neutraliteti ndaj pushtimit rus të Ukrainës pavarësisht lidhjeve miqësore me Moskën.

Firma kineze DJI Technology Co një nga konkurrentët kryesorë të industrisë globale është tërhequr gjithashtu nga Ukraina dhe Rusia për të parandaluar përdorimin e dronëve të saj në luftime.

Por Pekini është goditur muajt e fundit nga raportet se të dyja palët mund të përdorin drone të prodhuar nga Kina për zbulim dhe ndoshta sulme në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat