Deri më tani, 50 mijë ukrainas kanë humbur gjymtyrët gjatë luftës

Bota

Deri më tani, 50 mijë ukrainas kanë humbur gjymtyrët gjatë luftës

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 23:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i ukrainasve që kanë amputuar pjesë të trupit tashmë ka arritur nivelin e ngjashëm me Luftën e Parë Botërore.

Midis 20 mijë dhe 50 mijë ukrainasve u janë amputuar një ose më shumë gjymtyrë që nga pushtimi i Rusisë, sipas The Wall Street Journal.

Për kontekstin, gjatë katër viteve të Luftës së Parë Botërore, 41 mijë ushtarë britanikë dhe 67 mijë gjermanë kishin nevojë për amputim.

Gazeta gjithashtu tregon se sa të shtrenjta janë protezat – disa kushtojnë mbi 50 mijë euro, citon skynews.

Autoritetet ukrainase thuhet se u paguajnë të plagosurve 22 mijë euro për të mbuluar koston – por shumë e kanë ende të vështirë të përballojnë trajtimin.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat