Dënohet me tre vjet burg ish-kryeministri pakistanez Imar Khan

Bota

Dënohet me tre vjet burg ish-kryeministri pakistanez Imar Khan

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 14:25
Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është dënuar me tre vjet burg me akuzat për korrupsion, të cilat ai i mohon.

Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore, njoftuan mediat lokale të shtunën.

Gjyqtari Humayun Dilawar njoftoi se është provuar se ai është përfshirë në afera korruptive, raporton metro.co.uk.

Politikani 70-vjeçar nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore, por më pas u arrestua në shtëpi në qytetin lindor të Lahores.

Khan u zgjodh për herë të parë kryeministër në vitin 2018, por u shkarkua vitin e kaluar nga parlamenti.

Mbi 150 akuza për korrupsion janë ngritur që atëherë kundër tij, të cilat ai pretendon se janë të motivuara politikisht dhe i mohon ashpër.

Khan është akuzuar se ka keqpërdorur pozicionin për të blerë dhe shitur dhurata të marra gjatë vizitave jashtë vendit me vlerë më shumë se 140 milionë rupi pakistaneze (700 mijë euro). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat