Dy varka me emigrantë nga Afrika mbyten pranë ishullit italian, 30 të zhdukur në det

Bota

Dy varka me emigrantë nga Afrika mbyten pranë ishullit italian, 30 të zhdukur në det

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Dy varka me emigrantë janë mbytur pranë brigjeve të ishullit italian Lampedusa dhe të paktën 30 prej personave që ndodheshin në bordin e tyre raportohen të zhdukur.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se një grua së bashku me fëmijën e saj kanë ndërruar jetë pasi ranë në det të hapur pas zhytjes së varkave që janë nisur nga Sfax në Tunizi.

Varka e parë që u përmbys në det kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan, ndërsa 3 janë të zhdukur.

Në varkën e dytë ndodheshin 42 emigrantë dhe vetëm 14 prej tyre janë shpëtuar.

Ndërkohë, roja bregdetare italiane ka mbyllur me sukses operacionin e shpëtimit të 34 emigrantëve të tjerë, përfshirë gjashtë gra, të cilët mbetën të bllokuar për 36 orë në shkëmbin e Capo Ponente në Lampedusa, ku anija e vogël me të cilën po udhëtonin u përplas të premten.

Refugjatët thanë se ishin me origjinë nga Burkina Faso, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Guinea, Mali dhe Nigeria.

Besohet se kushtet e vështira të motit, me detin e trazuar për shkak të erës së fortë kanë shkaktuar tragjeditë e njëpasnjëshme të fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat