Sudan: Morgjet e stërmbushura, kufomat "po kalben rrugëve"

Bota

Sudan: Morgjet e stërmbushura, kufomat "po kalben rrugëve"

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:21
Sudan

Mijëra kufoma po kalben rrugëve pasi morgjet në kryeqytetin Khartoum të Sudanit janë mbushur plot. Mjekët po paralajmërojnë edhe një shpërthim të mundshëm të kolerës.

Morgjet e Khartoum kanë arritur “pikën e thyerjes”, tha të martën grupi ndërkombëtar i ndihmës “Save The Children”.

Trupat në morgje gjithashtu po dekompozohen pasi ndërprerjet e zgjatura të energjisë i kanë lënë ata pa frigorifer, tha grupi. Nuk ka mbetur gjithashtu asnjë staf mjekësor, duke i lënë kufomat “të ekspozuara dhe të patrajtuara”.

Forcat e Armatosura Sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë Paraushtarake e fillluan këtë luftë  në mes të prillit pasi që të dyja palët u përpoqën të merrnin kontrollin e kryeqytetit.

Të paktën 1,105 njerëz kanë vdekur dhe 12,115 të tjerë janë plagosur që nga 11 korriku, raportoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare  muajin e kaluar.

Të paktën 435 fëmijë janë vrarë dhe rreth 2025 të tjerë janë plagosur, tha UNICEF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat