Një i vdekur dhe tre të lënduar nga bombardimet ukrainase në Donetsk, sipas Rusisë

Bota

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga bombardimet ukrainase në Donetsk, sipas Rusisë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 23:38
Donetsk

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pas bombardimeve ukrainase në Donestek, tha të mërkurën Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetshpallur Popullore të Donestek.

“Një vajzë e vogël është vrarë si pasojë e një bombe ukrainase e cila goditi një shtëpi dykatëshe në lagjen Petrovyski të Donetsk. Sipas raporteve fillestare, dy persona të tjerë u plagosën. Një tjëtër person u plagos në lagjen Kyivsky”, tha zyrtari i emëruar nga Rusia në një postim në Telegram.

Ai tha se “armiku qëlloi 163 fishekë” të cilët përfshijnë “artileri të tipit grumbull”, raporton CNN.

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë, shtoi Pushilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat