Koreja e Jugut: "Protestohet kundër planit të lirimit të Fukushimës"

Bota

Koreja e Jugut: "Protestohet kundër planit të lirimit të Fukushimës"

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra koreano-jugorë u mblodhën në Seul të shtunën për të kundërshtuar një nismë të Japonisë për të lëshuar në oqean ujërat e zeza bërthamore të trajtuara nga uzina e shkatërruar nga cunami në Fukushima.

Protestuesit janë të shqetësuar se lëshimi i ujit do të rriste rreziqet e sigurisë ushqimore për koreano-jugorët dhe se do të dëmtonte gjithashtu mjedisin, shkruan DW.

Një tërmet dhe cunami në vitin 2011 dëmtuan centralin e Fukushimës, duke nxjerrë në atmosferë një sasi masive të materialit radioaktiv.

Protestat ishin paqësore dhe nuk pati raportime për përleshje apo trazira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat