Ukrainasit shkatërrojnë dy depo municionesh të rusëve

Bota

Ukrainasit shkatërrojnë dy depo municionesh të rusëve

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 14:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy depo municionesh u shkatërruan në qytetin e pushtuar rus, Oleshky në rajonin Kherson, sipas Vladislav Nazarov, zëdhënës i Komandës Operative “Jug”.

“Në Oleshkyn e pushtuar përkohësisht, dy depo municionesh u shkatërruan pas mesnate”, tha Nazarov në Telegram.

Ai tha se kishte sulme ndaj përqendrimeve të personelit rus, raporton cnn.

Ukraina ka përshkallëzuar sulmet ndaj infrastrukturës dhe territorit rus.

Në fillim të këtij muaji, shpërthimet goditën ura kritike rrugore që lidhin Krimenë e pushtuar me pjesë të zonave të kontrolluara nga Rusia në rajonin Kherson, thanë autoritetet ruse.

Ndryshe, disa ura u goditën nga raketat me rreze të gjatë veprimi të lëshuar nga ajri, të cilat ukrainasit i morën nga Mbretëria e Bashkuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat