Rusia do të dërgojë raketa S-400 në Indi

Bota

Rusia do të dërgojë raketa S-400 në Indi

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Rusia do t’i dorëzojë Indisë sistemet anti-ajrore S-400 brenda kornizës kohore të rënë dakord, citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax të thoshte një zyrtar i lartë rus i eksportit të mbrojtjes.

India është importuesi më i madh i armëve në botë dhe ende përdor kryesisht teknologjinë ruse për armë, por zyrtarët kanë shprehur shqetësimin se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vonojë dërgesat, shkruan Al Jazeera, trasnmeton abc news.

“Prodhimi i sistemeve raketore anti-ajrore S-400 Triumf po kryhet sipas planit,” u shpreh Dmitry Shugaev, kreu i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunimin Ushtarak-Teknik.

“Dorëzimi i pajisjeve të sistemit S-400 Triumf pritet të përfundojë brenda afatit të rënë dakord”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat