Sulmet me raketa ruse në Ukrainë, më shumë se 100 njerëz u evakuuan nga Kherson

Bota

Sulmet me raketa ruse në Ukrainë, më shumë se 100 njerëz u evakuuan nga Kherson

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Administrata ushtarake lokale e Ukrainës lajmëroi se gjithsej 111 persona janë evakuuar nga rajoni i Kherson, i cili është përballur me një numër të lartë sulmesh orët e fundit.

Luftimet, granatimet dhe sulmet me raketa janë intensifikuar të gjitha javët e fundit, me fshatrat pranë vijës së frontit veçanërisht të rrezikuar.

“111 persona u evakuuan nga territoret e de-okupuara të rajonit Kherson, duke përfshirë 17 fëmijë. 96 persona janë evakuuar me transport rrugor, 15 persona me tren”, njoftuan autoritetet.

Ndërkohë qindra persona filluan të largohen nga rajoni i Kharkiv, me deri në 12 mijë të prekur, ndërsa urdhrat për evakuim mund të bëhen të detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat