26 të vdekur nga një sulm ajror në Amhara të Etiopisë

Bota

26 të vdekur nga një sulm ajror në Amhara të Etiopisë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Një sulm ajror në rajonin Amhara të Etiopisë ka vrarë të paktën 26 persona, tha një zyrtar i spitalit.

Sulmi në Finote Selam të dielën ishte ndër më vdekjeprurësit në rajon, ku ushtria ka luftuar Fano, një forcë paraushtarake.

Komisioni i Etiopisë për të drejtat e njeriut ka shprehur “shqetësim të madh” për “armiqësitë vdekjeprurëse”.

Qeveria e kryeministrit Abiy Ahmed vendosi një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore në të gjithë Amharan më 4 gusht.

Luftimet janë nxitur nga akuzat e Fano se qeveria federale po përpiqet të dobësojë mbrojtjen e Amhara-s.

Kjo është kriza më e keqe e Etiopisë që nga përfundimi i një lufte civile në rajonin verior Tigray në nëntor. Fano mbështeti forcat federale gjatë luftës së Tigray, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat