Lavrov: Perëndimi i injoron paralajmërimet e Rusisë për dërgimin e armëve në Ukrainë

Bota

Lavrov: Perëndimi i injoron paralajmërimet e Rusisë për dërgimin e armëve në Ukrainë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 18:09
Sergei Lavrov

“Vendet perëndimore shpërfillin të gjitha sinjalet kthjelluese nga Rusia në lidhje me rrezikun që armët që furnizojnë Kievin mund të përhapen në të gjithë botën”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në Konferencën e 11-të të Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare, shkruan Tass.

“Sot, Shtetet e Bashkuara dhe NATO, si dhe Bashkimi Evropian, për hir të shpëtimit të projektit të tyre gjeopolitik të frenimit të Rusisë dhe ndarjes së botës ruse, po dërgojnë armë gjithnjë e më të sofistikuara në Ukrainë, duke nxitur kështu konfliktin dhe duke provokuar përhapjen e pakontrolluar të armëve në mbarë botën”, tha Lavrov.

Sipas Lavrov, është e qartë se “përpjekja për të thyer Rusinë me duart e nazistëve ukrainas është një element i politikës strategjike të ringjalljes së rendit botëror unipolar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat