“Absolutisht e papranueshme”, Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikon zyrtarin e NATO-s

Bota

“Absolutisht e papranueshme”, Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikon zyrtarin e NATO-s

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Ka shkaktuar reagime të ashpra deklarata e shefit të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit në këmbim të anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar duke pohuar se kjo “ofertë është absolutisht e papranueshme”.

“Ne gjithmonë supozonim se Aleanca, ashtu si Ukraina, nuk bën tregti me territoret e saja”, shkruan zëdhënësi i ministrisë Oleg Nikolenko në Facebook.

“Angazhimi i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm i zyrtarëve të NATO-s në formimin e narratives së dorëzimit të territoreve të ukrainasve është në dobi të Rusisë”, pohoi ai.

“Është për të mirën e sigurisë euro-atlantike të diskutohen mënyrat për të përshpejtuar fitoren e Ukrainës dhe të anëtarësohet në NATO”, shkroi Nikolenko.

Komentet e sotme nga zyrtari i lartë i NATO-s, Stian Jenssen me sa duket kanë ndezur një grindje të madhe diplomatike midis aleancës dhe Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat