NATO: Nuk ka ndryshuar qëndrimi ynë për integritetin territorial të Ukrainës

Bota

NATO: Nuk ka ndryshuar qëndrimi ynë për integritetin territorial të Ukrainës

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 22:51
Foto nga takimi

Ka lindur një mosmarrëveshje diplomatike midis NATO-s dhe Ukrainës, i nxitur nga një sugjerim i Stian Jenssen, shefi i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, se ukrainasve mund t’i duhet të sakrifikojnë territor në këmbim të anëtarësimit në aleancë.

Kjo shkaktoi një reagim të furishëm të Kievit, i cili e ka përshkruar idenë si “qesharake” dhe “absolutisht të papranueshme”.

Komentet e Jenssenit tërhoqën vëmendje të veçantë sepse ato ishin një ndryshim i dukshëm nga qëndrimi i shefit të tij se NATO-ja mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe se i takon ukrainasve të vendosin se kur dhe si të negociojnë me rusët.

NATO-ja e ka përsëritur këtë qëndrim edhe sonte përmes një reagimi për mediat, raporton skynews.

Në një deklaratë për transmetuesin shtetëror ukrainas Suspilne, një zëdhënës i NATO-s deklaroi se “ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe ne jemi të përkushtuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Qëndrimi i Aleancës është i qartë dhe nuk ka ndryshuar”.

Kujtojmë se një nga dhjetë pikat në të ashtuquajturën formulë e paqes përfshin rikthimin e kufijve të Ukrainës, aty ku ishin para pushtimit rus. Presidenti ukrainas e ka bërë të qartë se kjo është e panegociueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat