Këshilltari ukrainas: Tre probleme duhet të zgjidhen për t‘i dhënë fund luftës

Bota

Këshilltari ukrainas: Tre probleme duhet të zgjidhen për t‘i dhënë fund luftës

Nga: A.SH Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Një këshilltar presidencial ukrainas thotë se janë tre gjëra që duhen bërë për të “përshpejtuar” përfundimin e luftës, duke përfshirë sanksionet, dërgesat e armëve dhe izolimin e Rusisë, përcjell Bota sot.

Në X, i njohur zyrtarisht si Twitter, Mikhail Podolyak shkroi, “Tre probleme që kërkojnë zgjidhje më të forta për të përshpejtuar një fund të drejtë të luftës… 1. Anashkalimi i sanksioneve dhe prodhimi i raketave në Rusi. Zgjidhja: ose një ndryshim zyrtar i statusit të Rusisë në një shtet terrorist ose sanksione të ashpra dytësore kundër ndërmjetësve privatë.

“2. Furnizimi me armë në Ukrainë. Zgjidhja: një analizë matematikore e madhësisë së sistemeve të mbrojtjes së Rusisë, ruajtjes së tyre dhe aftësive logjistike. Transferimi i vëllimeve optimale të raketave me rreze të gjatë, municioneve, sistemeve të çminimit dhe sistemeve të mbrojtjes raketore të vijës së parë në përputhje me nevojat.

“3. Izolimi i lidershipit të lartë të Rusisë, i cili do të zvogëlojë në mënyrë dramatike mundësitë për manovra diplomatike dhe do të dërgojë një sinjal për vendet neutrale… Zgjidhja: refuzimi i çdo komunikimi të drejtpërdrejtë, urdhër-arrestet e juridiksioneve të ndryshme për bashkëpunim në krime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat