Si pasojë e zjarreve mijëra banorë evakuohen nga qyteti verior i Kanadasë

Bota

Si pasojë e zjarreve mijëra banorë evakuohen nga qyteti verior i Kanadasë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 11:58
Kanada

Zjarret kanë përfshirë qytetin verior të Kanadasë, Yellowknife (Jellounajf) duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve.

Deri të enjten zjarri ka qenë vetëm 15 kilometra larg qytetit me 20 mijë banorë, të cilët janë urdhëruar të evakuohen të premten mbrëma.

Zjarri në qytetin kanadez është në mesin e 240 të tillëve që janë nëpër Kanada.

Sivjet ka qenë sezoni më i rëndë i zjarreve në territorin kanadez./AP

Mijëra njerëz janë evakuuar edhe nga British Columbia, teksa shteti ka shpallur gjendje emergjente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat