Gruaja ndërpret djegien e Kuranit në Suedi me një fikëse zjarri

Bota

Gruaja ndërpret djegien e Kuranit në Suedi me një fikëse zjarri

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 17:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia suedeze arrestoi një grua të premten pasi ajo spërkati një aktivist anti-islam me një fikëse zjarri teksa ai organizoi protestë për djegien e Kuranit jashtë ambasadës iraniane në Stokholm.

Gruaja vrapoi drejt Salwan Momikas dhe e spërkati para se të arrestohej nga policët në rroba civile. Momika më pas iu rikthye demonstratës e cila ishte e autorizuar nga Policia.

Policia ka thënë se gruaja është arrestuar nën dyshimin për prishje të rendit publik dhe dhunë kundër një polici, raportoi AP.

Momika, refugjat nga Iraku, ka përdhosur Kuranin në një seri protestash kundër islamit që kanë nxitur zemërim në shumë shtete myslimane. Policia suedeze ka lejuar demonstratat, duke cituar lirinë e shprehjes.

Momika ka thënë se protesta e tij ka cak fenë islame, dhe jo njerëzit myslimanë.

Prokurorët po hetojnë nëse veprimet e tij janë të lejueshme me ligjin për gjuhën e urrejtjes së Suedisë, i cili ndalon urrejtjen ndaj grupeve ose individëve bazuar në racë, fe ose orientim seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat