Zelenskyy i drejtohet parlamentit danez

Bota

Zelenskyy i drejtohet parlamentit danez

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 15:39
Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i është drejtuar parlamentit danez në Kopenhagë, të hënën, ku është pritur nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen, së bashku me zyrtarë dhe politikanë të tjerë danezë.

Zelenskyy ka falënderuar popullin danez për ndihmën ndaj vendit të tij për t’i rezistuar pushtimit të Rusisë. Danimarka, së bashku me Holandën, njoftuan të dielën se do t’i japin Ukrainës avionë luftarakë F-16, në një njoftim të shumëpritur, që Zelenskyy e cilësoi si motivim të rëndësishëm për forcat e vendit të tij që janë përfshirë në një kundërofensivë të vështirë kundër Rusisë.

E pas fjalimit të tij në Parlamentin e Danimarkës, presidenti ukrainas, u është drejtuar mijëra danezëve të mbledhur jashtë Pallatit të Christiansborgut. Ai falendëroi banorët për bujarinë e tyre në mbështetje të popullit ukrainas, veçanërisht gjatë dimrit.

Zelenskyy gjithashtu premtoi se do të rikthehet në Danimarkë pas luftës, për të festuar fitoren mbi Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat