Putin bën thirrje që inflacioni në Rusi të vihet nën kontroll

Bota

Putin bën thirrje që inflacioni në Rusi të vihet nën kontroll

Nga: A.SH Më: 22 gusht 2023 Në ora: 17:52
Vladimir Putin

Vladimir Putin ka komentuar situatën ekonomike të vendit të tij, pas vendimit të jashtëzakonshëm të Bankës së Rusisë për të rritur normat me 350 pikë bazë në 12%, përcjell Bota sot.

Presidenti rus paralajmëroi se rreziqet inflacioniste po rriteshin, pavarësisht se banka qendrore u përpoq ta trajtonte këtë çështje për muaj të tërë.

Ai tha se paqëndrueshmëria në tregjet financiare kishte penguar vendimet e kompanive për investime dhe ishte diçka që duhej të vihej nën kontroll.

"Qeveria dhe banka qendrore duhet të përdorin në mënyrë aktive instrumentet në dispozicion të tyre," tha ai.

“Duhet punë, ndër të tjera, për kufizimin e kërkesës joproduktive, spekulative, kontrollin e daljeve të kapitalit, monitorimin e sjelljes së pjesëmarrësve kryesorë të tregut financiar.

Megjithatë, rubla u forcua ndjeshëm javën e kaluar pasi arriti nivelin më të ulët afër 17-mujor prej 101.75 për dollar.

Rritja e kostove ushtarake po mbështet rimëkëmbjen modeste ekonomike të Rusisë këtë vit me prodhim industrial më të lartë, por tashmë i kanë shtyrë financat buxhetore në një deficit prej rreth 29 miliardë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat