Zyrtarët amerikanë besojnë se përplasja e aeroplanit në të cilin u vra Prigozhin ishte ‘shkaktuar qëllimisht nga një shpërthim’

Bota

Zyrtarët amerikanë besojnë se përplasja e aeroplanit në të cilin u vra Prigozhin ishte ‘shkaktuar qëllimisht nga një shpërthim’

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Zyrtarët perëndimorë besojnë se përplasja e aeroplanit që mendohet se ka vrarë Yevgeny Prigozhin ishte shkaktuar qëllimisht nga një shpërthim, sipas burimeve të AP.

Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane zbuloi se aeroplani ishte rrëzuar qëllimisht, thanë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.

Një nga zyrtarët, i cili nuk mund të përmendet, tha se shpërthimi ishte në përputhje me “historinë e gjatë të Vladimir Putinit të përpjekjes për të mbyllur gojën kritikëve të tij”.

Zyrtarët nuk dhanë detaje të mëtejshme se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Ndërkohë, lidhur me rrëzimin e aeroplanit ka ardhur edhe reagim i presidentit rus, Vladimir Putin.

Duke dërguar ngushëllimet e tij, presidenti rus e ka përshkruar Prigozhinin si një “biznesmen të talentuar”, të cilin e njeh që nga vitet 1990.

Ai tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por detajet e mëtejshme mbi incidentin do të kërkojnë kohë.

Komentet e tij erdhën 24 orë pasi aeroplani u rrëzua në veri të Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat