Hetuesit rusë konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit

Bota

Hetuesit rusë konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 12:59
Lule të vendosura pranë fotografisë së Yevgeny Prigozhin, themeluesit të grupit të mercenarëve, Wagner.

Vdekja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar Wagner, është konfirmuar nga analizat gjenetike, tha Komiteti Hetues i Rusisë më 27 gusht.

Prigozhin vdiq gjatë rrëzimit të një avioni privat në veri të Moskës më 23 gusht.

“Sipas këtyre rezultateve, është përcaktuar identiteti i dhjetë viktimave dhe korrespondojnë me listën e pasagjerëve të paraqitur të fluturimit”, tha komiteti.

Autoritetet ruse kanë thënë se në listën e pasagjerëve të avionit që u rrëzua ishte Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner-it, Dmitry Utnik.

“Ekzaminimet molekulare-gjenetike kanë përfunduar si pjesë e hetimit për rrëzimin e avionit në rajonin Tver”, tha zëdhënësja e komitetit, Svetlana Petrenko.

Avioni privat Embraer ishte nisur nga Moska drejt Shën Petersburgut. Shkaku i rrëzimit të tij ende nuk është përcaktuar.

/REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat