Rrëzimi i aeroplanit, lista e plotë e emrave të personave të konfirmuar si të vdekur nga autoritetet ruse

Bota

Rrëzimi i aeroplanit, lista e plotë e emrave të personave të konfirmuar si të vdekur nga autoritetet ruse

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 13:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Derisa autoritetet hetuese të Rusisë kanë konfirmuar vdekjen e Yevgeny Prigozhin dhe shokëve të tij nga grupi mercenar rus Wagner, autoritetet e atjeshme kanë publikuar listën e plotë me emrat e atyre që e pësuan me jetë nga rrëzimi i aeroplanit.

Komiteti hetues i Rusisë gjithashtu ka njoftuar se nëntë personat e tjerë në bord të aeroplanit kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të emrat të dhjetë personave që është konfirmuar nga ekzaminimet gjenetike se kanë humbur jetën.

Sergey Propustin, Evgeniy Makaryan, Aleksandr Totmin, Valeriu Chekalov, Dmitriy Utkin, Nikolay Matuseev, Yevgeny Prigozhin, komandanti Aleksei Levshin, kopiloti Rustam Karimov dhe Kristina Raspopova.

Ndryshe nga rrëzimi i aeroplanit brenda të cilit raportohej se gjendej Prigozhin, kishin lindur teori të ndryshme, nëse ishte rrëzuar nga ndonjë raketë tokë-ajër, apo kishte patur ndonjë lëndë shpërthyese brenda fluturakes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat