Autoblinda ruse hidhet në erë nga ukrainasit, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u ngrit në qiell “një top i madh zjarri”

Bota

Autoblinda ruse hidhet në erë nga ukrainasit, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u ngrit në qiell “një top i madh zjarri”

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 14:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Brigada e 77-të e forcave ajrore të Ukrainës kanë publikuar pamjet, kur një autoblindë ruse hidhen në erë nga një shpërthim i fuqishëm.

Kjo autoblindë që ishte në një zonë malore u godit rëndë nga ajri, dhe më pas u godit për së dyti ku nga shpërthimi i fuqishëm ngritet në qiell një “top i madh zjarri”.

Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit regjistrojnë sulme të tilla ndaj ushtrisë ruse. Ata në shumë operacione kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese.

Madje me raste, shihen se si dhjetëra ushtarë rusë hidhen në erë kur goditen nga artileria, droni apo edhe me snjaperë neutralizohen.

Në anën tjetër ukrainasit janë zotuar se do të vazhdojnë me kundërofensivën, e cila filloi muaj më parë dhe që sipas ekspertëve ushtarakë nuk po shkon siç ishte planifikuar dhe pritur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat