Motori i ujit e përplas në fytyrë, vdes 11-vjeçarja që po pushonte me familjen në Turqi

Bota

Motori i ujit e përplas në fytyrë, vdes 11-vjeçarja që po pushonte me familjen në Turqi

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 19:37
Motori i ujit

Pushimet në Turqi janë kthyer në tragjedi për një familje, teksa një 11-vjeçare është goditur për vdekje nga një jet-ski.

Yagnmur Koseoglu ishte në pjesën e pasme të jet-skit të babait të saj kur një tjetër mjet uji u përplas me ta, duke i marrë jetën në vend të miturës.

Sipas mediave vendase, ajo pësoi goditje të forta në trup, teksa nga fytyra i shpërtheu gjak.

Dy të rinj, 25 dhe 17 vjeç janë arrestuar në lidhje me ngjarjen dhe akuzohen për vrasje nga pakujdesia.

Siç shkruan noa.al, Familja me origjinë nga Turqia, jetonte prej kohësh në Britani dhe ishin kthyer në atdhe vetëm për pushime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat