Aeroplani aterroi në Mumbai pasi njëri nga dy motorët u fik gjatë fluturimit

Bota

Aeroplani aterroi në Mumbai pasi njëri nga dy motorët u fik gjatë fluturimit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Aeroplani i aviokompanisë IndiGo, që ka fluturuar nga Madurai në drejtim të Mumbait, ka mbetur pa njërin nga dy motorët, por që arriti të zbresë në destinacion.

Fjala është për aeroplanin Airbus A321 (VT-IUJ) motori i të cilit Pratt & Whitney (PW) u ndal së punuari gjatë fluturimit.

Duke marrë parasysh faktin se aeroplanit me dy motorë mund të fluturojnë edhe me një motor – kështu piloti i aeroplanit të aviokompanisë IndiGo arriti të aterrojë në aeroportin e Mumbait.

Nga kjo kompania është bërë e ditur se para aterrimit ka ndodhur një defekt teknik, me ç’rast i kanë kërkuar falje pasagjerëve.

Pothuajse 40 aeroplanë të aviokompanisë IndiGo nuk po fluturojnë prej muajsh, për shkak të defekteve të motorëve Pratt & Whitney. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat