Shtëpia e Bardhë: Ja kush qëndron pas vdekjes së Prighozin

Bota

Shtëpia e Bardhë: Ja kush qëndron pas vdekjes së Prighozin

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2023 Në ora: 20:39
Prigozhin

Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Kremlini mund të jetë përgjegjës për vdekjen e shefit të Wagner, Yevgeny Prighozin, përcjell Bota sot.

“Ne të gjithë e dimë se Kremlini ka një histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Për kontekstin: Udhëheqësi mercenar dhe zyrtarë të tjerë të lartë Wagner vdiqën në një aksident avioni javën e kaluar, sipas komitetit hetimor të Rusisë.

Një mister ka rrethuar shkakun e rrëzimit. Rusia ka nisur një hetim, por disa ekspertë kanë thënë se gjetjet e tyre nuk do të jenë të besueshme dhe ne kurrë nuk mund të dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat