15 vjeçarja egjiptiane djeg shtëpinë për të vrarë babanë që i rrihte të ëmën

Bota

15 vjeçarja egjiptiane djeg shtëpinë për të vrarë babanë që i rrihte të ëmën

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Një vajzë 15 vjeçare egjiptiane raportohet se ka vrarë babanë e saj duke e djegur të gjallë në shtëpinë e tyre, në zonën Atfih në jug të qytetit të Giza.

Vajza ka treguar në polici detajet e incidentit pas arrestimit, ndërsa tashmë raportohet se është vënë në kujdesin e shërbimeve sociale prej moshës së saj.

Minorenia raportohet se i tha zyrtarëve kur u pyet për incidentin: “Babi pinte duhan dhe gjithmonë kritikonte e dënonte nënën.”

Ajo shtonte më tej se kishte hapur rubinetin e gazit dhe sapo ai kishte ndezur cigaren gazi kishte shpërthyer dhe kishte marrë flakë. Burri 36 vjeçar ishte dërguar në spital ku kishte humbur jetën, shkruanin mediat vendase.

Vajza shtoi gjithashtu se kishte kryer krimin pasi babai kishte përzënë nga shtëpia nënën, pas disa konflikteve që kishin lindur mes tyre.

Ajo shtonte se babai ishte i varur nga drogat dhe nuk shpenzonte paratë për shtëpinë, dhe se shpesh i rrihte ato.

Prokuroria vazhdon të marrë në pyetje fëmijën, deklaratat e fëmijës ishin fillimisht kontradiktore, derisa pranoi krimin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat