Dy të vrarë në Kiev nga sulmet ajrore ruse, ndërsa Moska akuzon Ukrainën për sulmin më të madh me dronë

Bota

Dy të vrarë në Kiev nga sulmet ajrore ruse, ndërsa Moska akuzon Ukrainën për sulmin më të madh me dronë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Zyrtarët rusë akuzuan të mërkurën Ukrainën për atë që dukej të ishte sulmi më i madh me dronë gjatë natës në tokën ruse, që nga fillimi i luftës 18 muaj më parë. Forcat e Kremlinit gjithashtu goditën Kievin gjatë natës, siç thanë zyrtarët ukrainas me një "sulm masiv të i kombinuar", që vrau dy persona.

Dronët goditën një aeroport në rajonin Pskov të Rusisë perëndimore pranë kufirit me Estoninë dhe Letoninë, duke dëmtuar katër avionë transporti Il-76 që mund të mbajnë makineri të rënda, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar zyrtarë të emergjencës.

Sulmi mbi aeroport, që u raportua fillimisht disa minuta para mesnatës, shkaktoi një zjarr masiv, raportuan guvernatori rajonal dhe mediat lokale. Raportet e pakonfirmuara të mediave thanë se deri në 20 dronë mund të kenë shënjestruar aeroportin.

Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, më shumë dronë u rrëzuan mbi rajonet Oryol, Bryansk, Ryazan dhe Kaluga, si dhe rajonin përreth kryeqytetit rus. Tre aeroportet kryesore të rajonit të Moskës, Sheremetyevo, Vnukovo dhe Domodedovo, pezulluan përkohësisht.

Sulmet ajrore në territorin rus janë përshkallëzuar muajt e fundit ndërsa Ukraina po zhvillon një kundërofensivë për të dëbuar forcat pushtuese nga territori i saj. Ukraina ka vënë në shënjestër gjithnjë e më shumë pajisjet ushtarake të Rusisë prapa vijave të frontit në lindje dhe jug të vendit. Kremlini ka akuzuar vazhdimisht ushtrinë ukrainase për lëshimin e dronëve drejt Moskës.

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia ndërkohë përdori dronë dhe raketa në bombardimin më të madh të kryeqytetit të Ukrainës në disa muaj.

Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos nga rënia e gërmadhave, shkroi në rrjetin Telegram Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat