Orban: Perëndimi nuk mund të përballojë integrimin e Ukrainës në NATO

Bota

Orban: Perëndimi nuk mund të përballojë integrimin e Ukrainës në NATO

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 21:29
Orban

"Vendet perëndimore nuk mund të përballojnë më integrimin e Ukrainës në NATO”, kështu u shpreh kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Orban deklaroi se  kishte një shans real për të integruar Ukrainën në Aleancën e Atlantikut të Veriut në samitin e NATO-s në Bukuresht në 2008.

Por “nuk kishte asnjë marrëveshje midis vendeve të mëdha perëndimore për ta bërë këtë,” kështu që ideja u refuzua, tha Orban.

Sipas kryeministrit hungarez, Aleanca e Atlantikut të Veriut duhet të “harrojë” integrimin e Ukrainës në NATO dhe të bjerë dakord për një arkitekturë të re sigurie me Moskën. “Ne duhet të bëjmë një marrëveshje me rusët për arkitekturën e re të sigurisë për të ofruar siguri dhe sovranitet për Ukrainën, por jo anëtarësimin në NATO”, tha Orban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat