Erdogan javën e ardhshme në Rusi, do të takohet me Putin

Bota

Erdogan javën e ardhshme në Rusi, do të takohet me Putin

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:13
Foto nga takimi

Presidenti Erdogan do të vizitojë qytetin rus të Soçit javën e ardhshme për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe marrëveshjen e dështuar tashmë të grurit, sipas burimeve turke.

Të dy udhëheqësit thuhet se do të diskutojnë marrëveshjen e grurit, e cila lejoi eksportin e grurit ukrainas përmes detit të kontrolluar nga Rusia, gjatë vizitës të së hënës.

Kjo marrëveshje u ndërmjetësua pjesërisht nga Turqia së bashku me Kombet e Bashkuara në 2022.

Që atëherë, Ankaraja ka kërkuar të bindë Moskën që t’i kthehet marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat