Ukraina thotë se “rimarrja e fshatit Robotyne hapi rrugën drejt Krimesë”

Bota

Ukraina thotë se “rimarrja e fshatit Robotyne hapi rrugën drejt Krimesë”

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se arritjet e fundit në frontin jugor mund të mundësojnë rimarrjen e gadishullit të aneksuar të Krimesë.

Ai pretendoi se kjo mund të ndodhë tani pasi Kievi çliroi fshatin Robotyne “të rëndësishëm strategjik” në rajonin e Zaporizhzhia, shkruajnë mediat e huaja.

Në anën tjetër, Moska thotë se ende e kontrollon fshatin ndërsa Euronews shkruan se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Ukraina po planifikon të ndërpresë korridorin tokësor për në Krime, të cilin Rusia e pushtoi në vitin 2014, megjithëse planet e saj ushtarake janë “një sekret i ruajtur nga afër”.

Dhe nëse Ukraina do të ishte në gjendje të merrte territorin midis gadishullit të Detit të Zi dhe zonave të tjera të pushtuara në jug, disa pjesë të linjave të furnizimit të Moskës do të ndërpriteshin, vë në pah Euronews.

Kjo pasi që një gjë e tillë do të “problematizonte” fushatën e saj ushtarake, duke ndihmuar potencialisht Ukrainën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat