Ushtarët rusë ecnin njëri pas tjetrit brenda llogores, papritur i erdhën predhat nga lart

Bota

Ushtarët rusë ecnin njëri pas tjetrit brenda llogores, papritur i erdhën predhat nga lart

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 21:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukraina ka sulmuar një grup ushtarësh rusë që ecnin brenda një llogoreje njëri pas tjetrit, sipas një video të publikuar në rrjetin social X.

Sulmet janë kryer diku në Bakhmut, sipas faqes ukrainase Operativno_ZSU e cila ka publikuar pamjet në internet.

Ushtarët rusë po ecnin një nga një në llogore kur papritur u sulmuan menjëherë nga dy predha që erdhën nga droni.

Sipas pamjeve edhe sulme të tjera u kryen në këto streha dhe llogore të rusëve.

Bakhmuti ka qenë pika e luftimeve më të përgjakshme prej se ka filluar lufta në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat