KQZ në Bullgari thotë se përgatitja për zgjedhjet lokale është në rrugë të mbarë

Bota

KQZ në Bullgari thotë se përgatitja për zgjedhjet lokale është në rrugë të mbarë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 19:40
Rositsa Mateva

Ka kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale të 29 tetorit, tha për BNR Rositsa Mateva, zëdhënëse dhe nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Mateva sqaroi se KQZ-ja ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas saj, këto do të jenë zgjedhjet e para lokale në të cilat do të mund të votohet si me letër ashtu edhe në mënyrë elektronike, shkruan BTA.

Regjistrimi i partive dhe koalicioneve për të marrë pjesë në votimin e ardhshëm nis të hënën.

Mateva tha se pret që në shumë vende të ketë zvogëlim të numrit të këshilltarëve komunal, duke pasur parasysh të dhënat nga regjistrimi i fundit.

Ajo kujtoi se për zgjedhjet e ardhshme qeveria ka ndarë 151 milionë leva. Nga këto, 1.8 milionë leva do t'i akordohen buxhetit të KQZ-së.

Pjesa tjetër është caktuar për prodhimin e fletëve të votimit dhe pagesen për anëtarët e 265 komisioneve zgjedhore të rajoneve.

Buxhetet e komunave do të kenë më shumë mjete për mbështetjen materiale dhe teknike të zgjedhjeve, tha Rositsa Mateva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat