Humbi të dyja këmbët nga sulmet ruse, 12-vjeçarja ukrainase merr pjesë në maratonë

Bota

Humbi të dyja këmbët nga sulmet ruse, 12-vjeçarja ukrainase merr pjesë në maratonë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 22:52
Humbi të dyja këmbët nga sulmet ruse, 12-vjeçarja ukrainase merr pjesë në maratonë

Sulmet ruse kanë shkaktuar tragjedi njerëzore, ku shpesh herë nuk kanë kursyer as fëmijët. Mediat ndërkombëtare shkruajnë për historinë e një vajze 12-vjeçare që ka vendosur të ndjekë ëndërrat e saj pavarësisht shenjave të pashlyeshme të luftës.

Yana Stepanenko, ndodhej në trenin e goditur nga raketat ruse, i cili vrau të paktën 50 njerëz, përfshirë pesë fëmijë, në prill 2022.

Ajo humbi të dyja këmbët në sulmin rus, por të dielën vrapoi në gjysmë maratonën e mbajtur në Ukrainën perëndimore.

Yana vrapoi 70 metra përgjatë maratonës. Një video e postuar nga organizata bamirëse “Unbroken Ukraine” shfaq atë me një bluzë rozë, duke u nisur me energji, mes një grupi kryesisht burrash me gjymtyrë të humbur dhe me paterica.

Pas sulmit më 8 prill 2022, Yana, e plagosur rëndë, udhëtoi për në San Diego, Kaliforni për rehabilitim. Familja u kthye në Ukrainë në gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat