U shpall ‘agjent i huaj’ nga Kremlini, gazetari rus ngre padi në gjykatë

Bota

U shpall ‘agjent i huaj’ nga Kremlini, gazetari rus ngre padi në gjykatë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 21:11
Dmitry Muratov

Gazetari rus dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov do të japë dorëheqjen përkohësisht si kryeredaktor i ‘Gazeta Novaya’ për të kundërshtuar vendimin e Kremlinit, të cilin e shpalli si agjent të huaj.

Muratov bëri bujë vitin e kaluar kur njoftoi planet për të nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqen për të mbledhur para për refugjatët ukrainas.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë të premten shtoi Muratov në regjistrin e saj të “agjentëve të huaj” sipas legjislacionit që shtyp lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes në vend, argumentojnë kritikët.

“Muratov është në mosmarrëveshje të fortë me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe do të ngrejë një padi,” tha Novaya Gazeta Europe, media me bazë në Letoni e themeluar në vitin 2022 pasi ligjet e censurës ruse të lidhura me luftën e detyruan organizatën të zvogëlojë ndjeshëm operacionet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat