Putin: Kundërofensiva e Ukrainës, një dështim

Bota

Putin: Kundërofensiva e Ukrainës, një dështim

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 21:13
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar  se kundërofensiva e Ukrainës për të rimarrë territoret e aneksuara nga Rusia ka qenë “një dështim”.

“Nuk është se po ngec. Është një dështim”, tha Putin në një konferencë për shtypi në Soçi, shkruan Al Jazeera.

“Të paktën sot kështu duket. Le të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, shtoi ai.

Putin ka pohuar vazhdimisht se Ukraina nuk po bënte ndonjë përparim kundër pozicioneve mbrojtëse ruse në territoret e pushtuara nga Moska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat