Operatori i dronit ukrainas hedhë predhën mbi ushtarin rus që po qëndronte pranë istikames, shpërthimi ishte fatal për të

Bota

Operatori i dronit ukrainas hedhë predhën mbi ushtarin rus që po qëndronte pranë istikames, shpërthimi ishte fatal për të

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Operatorët e dronëve që shërbejnë në ushtrinë ukrainasve, po vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Ata çdo ditë arrijnë t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave armike, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Këtë e dëshmojnë video të shumta nga fushëbeteja, ku shihen sesi artileria, tanket dhe këmbësoria ruse shkatërrohet nga bombat që u bien nga dronët e ukrainasve.

Rasti më i fundit është në istikamet e rusëve, ku një ushtar i Vladimir Putinit që po qëndronte pranë istikams goditet direkt nga një predhë që i bie pothuajse mbi kokë.

Ai ishte duke qëndruar jashtë istikames, duke mos e ditur se nga larg po e vëzhgojnë me dron. E në momentin që predha fillon të bie, ai duket se e dëgjon zhurmën dhe tenton të ikë.

Por pavarësisht përpjekjeve të tij që ta mashtrojë vdekjen, nuk ndodhë ashtu. Predha bie pothuajse mbi kokën e tij dhe nga shpërthimi i fuqishëm mbetet i vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat