Autoritetet në Kiev paralajmërojnë se kanë marrë kërcënime me bombë në qendrat tregtare

Bota

Autoritetet në Kiev paralajmërojnë se kanë marrë kërcënime me bombë në qendrat tregtare

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 23:24
Kiev

Policia në Kiev ka paralajmëruar qytetarët se kanë marrë kërcënime me bombë në të gjitha qendrat tregtare.

Lajmi është shpërndarë në kanalin Telegram për administratën ushtarake të kryeqytetit.

“Policia e kryeqytetit mori informacion për një kërcënim me bombë në të gjitha qendrat tregtare të Kievit,” thuhej në një deklaratë.

Autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë të qetë dhe u kujtoi qytetarëve se kërcënime të rreme me bomba ishin bërë gjithashtu edhe javën e kaluar ndaj shkollave në Kiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat