Kush është Rustem Umerov, ministri i ri ukrainas i Mbrojtjes?

Bota

Kush është Rustem Umerov, ministri i ri ukrainas i Mbrojtjes?

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:47
Rustem Umerov

Parlamenti i Ukrainës sot edhe zyrtarisht ka miratuar emërimin e ministrit të ri të Mbrojtjes, Rustem Umerov, pozitë kjo të cilën e ushtroi që nga fillimi i luftës, Oleksi Reznikov i cili javën e kaluar u shkarkua për shkak të një skandali.

Por kush është Rustem Umerov, ministri i ri i Mbrojtjes në Ukrainë? Umerov, 41-vjeç, është anëtar i partisë opozitare Holos, dhe ka mbajtur postin e kreut të Fondit Shtetëror të Pronës që nga viti 2022.

Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekje të ndryshme humanitare, përfshirë shkëmbimin e të burgosurve të luftës, të burgosurve politikë, fëmijë dhe civilë si dhe në evakuimin e civilëve nga zonat e pushtuara nga rusët.

Umerov ka qenë anëtari “kyç” i delegacionit ukrainas të përfshirë në negociata me Rusinë, lidhur me marrëveshjen e transportimit të drithërave në Detin e Zi.

Shërben si nënkryetar i delegacionit të përhershëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke përfaqësuar Qurultay të popullit tatar të Krimesë, dhe vepron si këshilltar i ish-Kryetarit të Mexhlisit të Popullit Tatar të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.

Që nga dhjetori 2020, Umerov ka marrë rolin e bashkëkryesuesit të nismës diplomatike të Platformës së Krimesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat