Pelosi, 83-vjeçare, do të garojë përsëri për Kongres

Bota

Pelosi, 83-vjeçare, do të garojë përsëri për Kongres

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 20:33
Nancy Pelosi

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësueseve, Nancy Pelosi, ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet për Kongres në vitin 2024 teksa demokratët do të synojnë ta kthejnë shumicën. Pelosi, 83-vjeçare, ka konfirmuar planet për rikandidim në San Francisco, shtet të cilin e ka përfaqësuar për më shumë se 35 vjet.

Republikanët tani kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por demokratët besojnë se mund ta kthejnë kontrollin kur presidenti Joe Biden do të garojë për mandatin e dytë.

Shumë kritik kanë vënë në dyshim angazhimin e tyre për shkak të moshës sepse në Washington po perëndon epoka politike e gjeneratave më të vjetra, përfshirë Bidenin, 80-vjeçar.

Në fillim të javës, republikani Mitch McConnell, 81-vjeçar ka thënë se do ta përfundojë mandatin si lider dhe senator përkundër shqetësimeve për shëndetin e tij në javët e fundit.

Ndërkaq, Pelosi ishte zgjedhur në Kongres për herë të parë në vitin 1987. Pelosi bëri histori duke u zgjedhur gruaja e parë që kryeson Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2007, post të cilin e rifitoi në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat