​Forcat Ajrore në Portugali riatdhesojnë 102 shtetas nga Marrakeshi i goditur nga tërmeti

Bota

​Forcat Ajrore në Portugali riatdhesojnë 102 shtetas nga Marrakeshi i goditur nga tërmeti

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Forcat ajrore portugeze kanë evakuuar 102 qytetarë nga Maroku, të cilët kërkuan ndihmë për t’u larguar nga vendi, i cili u trondit nga një tërmet i fortë mbrëmjen e së premtes, tha qeveria të dielën.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë tha se 102 portugezët (përfshirë një baba me fëmijën që u plagosën nga tërmeti) mbërritën mëngjesin e sotëm me avionin e forcave ajrore portugeze që kishte fluturuar në Marrakech të shtunën mbrëma.

Operacioni i riatdhesimit, "megjithë peripecitë në terren, u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe paqësore", thanë nga ministria.

Ata theksuan se do të vazhdojnë "të jenë në kontakt me portugezët që mbeten në rajonin më të prekur nga tërmeti”, i cili sipas shifrave të fundit zyrtare ka shkaktuar vdekjen e 2012 personave, dhe 2059 persona janë plagosur, nga të cilët 1404 në gjendje të rëndë, raporton Lusa.

Shërbimi diplomatik shtoi se Portugalia është ende duke pritur për autoritetet marokene që vendi të "shpreh gatishmërinë e tyre për të ofruar mbështetjen e shpallur tashmë nga qeveria", veçanërisht "dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit ose mjekësisë ligjore".

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në qytetin Ighil, 63 kilometra në jugperëndim të qytetit të Marrakech, u ndje në Portugali dhe Spanjë dhe arriti një magnitudë 7.0 të shkallës Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës të Marokut.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) regjistroi magnitudën e tërmetit në 6.8 ballë.

Mbretëria e Marokut ka shpallur tre ditë zie kombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat