Kim Jong Un po udhëton për në Rusi, konfirmon SHBA

Bota

Kim Jong Un po udhëton për në Rusi, konfirmon SHBA

Nga: A.SH Më: 11 shtator 2023 Në ora: 19:13
Kim Jong Un

Kim Jong Un po udhëton për në Rusi, ka konfirmuar Pentagoni, përcjell Bota sot.

"Ne presim një lloj takimi [dhe] bazuar në informacionin që na është dhënë, KJU po udhëton për në Rusi," u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder.

Ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje, por tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara se Koreja e Veriut po mendonte të ofronte mbështetje materiale për Rusinë.

Si Pheniani ashtu edhe Moska kishin konfirmuar më herët një samit midis Kim dhe Vladimir Putin në mes të izolimit të thelluar të Rusisë për luftën në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat