Shpërthim në Gaza, 4 të vdekur dhe 19 të plagosur

Bota

Shpërthim në Gaza, 4 të vdekur dhe 19 të plagosur

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Të paktën 4 palestinezë u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi sot gjatë një demonstrate pranë murit të Gazës, tha ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

Një video nga një dron, në të cilën është regjistruar momenti i shpërthimit, është publikuar nga ushtria izraelite.

“Gjatë orëve të fundit, qindra protestues morën pjesë në një demonstratë episodike pranë murit të sigurisë në pjesën veriore të Rripit të Gazës”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Sipas saj, palestinezët u përpoqën të shpërthejnë një eksploziv të improvizuar pranë murit, i cili shpërtheu para kohe, duke vrarë disa prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat