Kina prezanton planin për kontrollin e Tajvanit

Bota

Kina prezanton planin për kontrollin e Tajvanit

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 22:30
Kina

Kina ka njoftuar për planet e zhvillim të integruar me të cilat synon ta kthejë ishullin e Tajvanit, të cilin e ka rrethuar ushtarakisht.

Zyrtarët kinezë kanë marrë masat të enjten dhe përfshijnë lidhjet infrastrukturore, lehtësim të bizneseve dhe qasje në edukim dhe shërbime shëndetësore me qëllim që të joshin tajvanezët për integrim në Kinë.

Planet janë prezantuar edhe për provincën Fujian, që ka lidhje kulturore me Tajvanin.

Fujian ndodhet në Ngushticën e Tajvanit.

Planet janë prezantuar vetëm pak orë pasi Tajvani ka raportuar se Kina ka pozicionuar 22 aeroplanë dhe 20 luftanije afër ishullit në 24 orët e fundit.

Kina nuk e ka përjashtuar mundësinë që të përdorë forcën për ta kthyer Tajvanin si pjesë të territorit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat