Kuaj arabë race marrin pjesë në garën tradicionale në veriperëndim të Sirisë

Bota

Kuaj arabë race marrin pjesë në garën tradicionale në veriperëndim të Sirisë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 19:30
Siri

Kuaj të racës së pastër arabe dhe drejtuesit e tyre merrnin pjesë sot në garën e organizuar në rajonin autonom kurd në veriperëndim të Sirisë.

Kuajt arabë, të vlerësuar për bukurinë, rezistencën e shpejtësinë e tyre, janë nga racat më të vjetra në botë.

Në Siri ata rriten prej shekujsh nga komunitetet e beduinëve të cilët janë përpjekur të ruajnë linjën e pastër të gjakut të kafshëve madheshtore.

Gara konsiderohet një event i rëndësishëm shoqëror në zonë dhe fituesit dhe pronarit të kalit i rezervohen nderimet e rastit.

Hayel al-Islam, rritësi i kalit fitues tha se është krenar për trashëgiminë e kuajve të zonës.

“Kjo fitore është një nder i madh për ne dhe për të gjithë rezidentët e zonës, falë Zotit këta kuaj të racës së pastër arabe janë pjesë e trashëgimisë sonë”.

“Ne i konsiderojmë ata si pjesë e familjeve tona, kujdesemi për të që të vegjël sikur të isin një anëtar i familjes sonë”, shtoi al-Islam.

Kalëruesi Raed Muhammad Al-Ali, gjithashtu vlerësonte kafshët si një simbol i kulturës vendase.

“Kuajt janë një simbol për ne dhe për kulturën arabe. Ata janë si fëmijët, pjesë e familjeve tona. Kujdesemi për ta njësoj si për fëmijët tanë”, tha Raed per rrjetin AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat