Arabia Saudite tërhiqet nga negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Bota

Arabia Saudite tërhiqet nga negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 11:04
Benjamin Netanyahu

Arabia Saudite po tërhiqet nga negociatat për normalizim marrëdhëniesh me Izraelin, për siç thuhet “qeverisë ekstreme të Benjamin Netanyahu”, shkruan Jerusalem Post.

Siç raporton Elapha, Arabia Saudite tashmë ka njoftuar administratën e Joe Bidenit për vendimin e saj që të mos marrë pjesë në bisedimet për normalizim marrëdhëniesh.

Teksti thekson se “natyra ekstremiste e qeverisë së djathtë izraelite të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu po ‘prish’ çdo mundësi për afrim me palestinezët, dhe rrjedhimisht me sauditët”.

Arabia Saudite thuhet se po shtynë marrëveshjen e mundshme paqeje, ndër të tjera, për shkak të vendimit të Netanyahut për të emëruar ministrat e Sigurisë Kombëtare dhe Financave nga ekstremit i djathtë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më herët se Arabia Saudite i kishte informuar se një marrëveshje nuk do të arrihet nëse nuk zgjidhen çështjet palestineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat